FOTO/ Artistja e njohur turke i bën një dhuratë tepër të veçantë Ermal Fejzullahut

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu është angazhuar me muzikë që në fëmijëri e për publikun shqiptar u bë i njohur me këngën e tij ‘Në mendje të kam ‘ duke njohur më pas vetëm famë dhe hite.

Mirëpo siç duket këngëtari është i njohur dhe jashtë kufijve dhe këtë gjë e ka treguar vetë këngëtari ditën e sotme në Instagram.

Ai ka publikuar një potret të tij të pikturuar, nga piktorja e njohur  turke, Aylin Sarihancer që siç duket është fanse e Ermalit.

E për këtë gjë Ermali, është ndjerë i lumtur, dhe e ka falënderuar atë publikisht duke e publikuar edhe imazhin e portretit të pikturuar nga, Aylini.