Justifikohet Panucci: Me ekip të plotë shkojmë në Europian. Pyesni Dukën për të ardhmen

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë nesër në mbrëmje në “Elbasan Arena” një miqësore kundër Uellsit, njofton Syri.net.

Në prag të kësaj miqësoreje ka dalë në konferencë për shtyp trajneri Christian Panucci, i cili ka folur rreth sfidës me uellsianët, por edhe për të ardhmen.

Na mungojnë 6-7 lojtarë dhe për një ekip si Shqipëria janë shumë. Me skuadër të plotë ne mund të shkojmë në Europian. I marr unë përgjegjësitë për rezultatet e Kombëtares. Sa për të ardhmen time, duhet të pyesni Dukën”, deklaroi tekniku italian i kuqezinjve.