Mavraj: Ndaj Uellsit të bëjmë kthesën, trajneri ka besimin tonë

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë nesër në mbrëmje në “Elbasan Arena” një miqësore kundër Uellsit, njofton Syri.net.

Në prag të kësaj miqësoreje ka dalë në konferencë për shtyp trajneri Christian Panucci, i cili në krah ka patur kapitenin Mërgim Mavraj.

Është pikërisht mbrojtësi që ka folur në lidhje me kartonin e kuq të marrë ndaj Skocisë  dhe për sfidën me uellsianët.

“I kam kërkuar falje publike të gjithëve për kartonin e kuq. Tani duhet të bëjmë kthesën në miqësoren me Uellsin. Trajneri ka besimin tonë dhe ne duhet të fitojmë nesër”, deklaroi kapiteni.