FOTO/ ‘Qenke këput në b*thë’ Olti Curri ironizon Taynën

Tayna publikoi ditën e djeshme projektin e saj më të ri “Pow Pow”, me të cilin “thumboi” reperet e tjera.

E duke qenë se ishte si një “dedikim” për reperat e tjera, Tayna u kujdes që tekstin ta shkruante vetë.

Kënga po bën “namin” sapo është publikuar, pasi në më pak se një ditë ka arritur mbi 600 mijë klikime.

Në lidhje me këngën është shprehur dhe blogeri i njohur Olti Curri i cili gjithmonë  ka tërhequr vëmëndjen për deklarat e tij troç dhe për mendimet e sinqerta për këdo.

Me anë të një postimi në Instastory Olti është shprehur me ironi për tekstin e këngës:

Sa tekst i thellë! Qenke kput n’b*thë” me këtë këngë mi Tatjana, se ato këngët e para dukeshin nice. Para këtij teksti edhe sherri mes Ardi Daullxhiut dhe Ujkut të Cërrikut duket debat akademik...” .