Candreva drejt largimit nga Interi, në janar mund të transferohet në Torino

Aventurës së Antonio Candrevas tek Interi po i vjen fundi. Futbollisti i cili nuk po gjen një vend titullari në formacionin e Spallettit, me shumë mundësi do të largohet nga zikaltrit që gjatë merkatos së janarit.

Ekipet që kanë shfaqur interes për 31-vjeçarin janë të shumta, por me sa duket lojtari e ka një skuadër të preferuar që është pikërisht Torino e presidentit Cairo.

Klubi “granata” ka kohë që e kërkon mesfushorin, të cilin mund ta transferojë nën urdhrat e trajnerit Mazzarri që gjatë merkatos së janarit.