FOTO/ Sulmuesi i njohur i ofrohet Realit të Madridit

Real Madridi ka mundësinë për të nënshkruar me sulmuesin kolumbian, Radamel Falcao.

Sulmuesi kolumbian nuk po kalon ditë të mira te skuadra franceze, Monaco.

Ish-sulmuesi i Atletico Madridit ka qenë jashtë formacionit të Monacos që nga ardhja e trajnerit Thierry Henry.

Kjo situatë e ka acaruar sulmuesin dhe agjentin e tij, të cilët duan ta gjejnë një ekip të ri shumë shpejt.

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, Real Madridit i është dhënë mundësia të nënshkruajë me Falcaon në merkaton e janarit.

Agjenti Jorge Mendes ka kërkuar të lëvizë klientin e tij dhe pavarësisht se ka mbetur 18 muaj në kontratën e tij ai mund të kthehet në kryeqytetin spanjoll pas vitit të ri.

Falcao thuhet se iu ofrua Realit edhe në merkaton e verës, por u refuzua nga trajneri Julen Lopetegui.