FOTO/ 3 gënjeshtrat e aktorëve të ‘Bixhoz me dashurinë’, që kanë bërë lëmsh të gjithë

Aktorët e “Bixhoz me dashurinë” janë shumë të pëlqyer jo vetëm nga publiku indian, por tashmë nga të gjithë teleshikuesit e vendeve ku ky serial po transmetohet, ndër to edhe Shqipëria. Fansat e këtij seriali kërkojnë të dinë jo vetëm për ngjarjet që do ndodhin në vazhdimësi në serial, por edhe për jetën e aktorëve.

Shpesh për aktorët përhapjen fjalë e thashetheme, disa prej tyre të vërteta e disa gënjeshtra. Sot revista “Who”, ju zbulon 3 gënjeshtrat që janë përhapur për aktorët dhe shumë i kanë besuar.

1. Anika dhe Malika janë motra? Kjo nuk është e vërtet. Pak kohë më parë u përhap lajmi se Surbi Çandna që luan rolin e Anikës dhe Surbi Xhoti që luante rolin e Malikës në serial si ish-e dashura e Shivait, janë motra në jetën reale. Shkak u bë një postim i Anikës e cila shkruante se Malikën e kishte motër. Por në fakt dy aktoret me emër të njëjtë janë vetëm dy mikesha shumë të mira dhe postimi i Anikës ishte thjesht për të treguar dashurinë e madhe që ka ndaj koleges.

2. Shivai dhe Kushi janë motër dhe vëlla? Edhe kjo nuk është e vërtet. Aktori Nakul Mehta që luan rolin e Shivait dhe Sanaja Irani që luante rolin e Kushit janë shokë të ngushtë në jetën reale. Ata nuk kanë lidhje gjaku por fansat pak kohë më parë i bënë motër e vëlla duke përhapur një thashethem të rremë.

3. Rudra dhe Somia të lidhur? Kjo nuk është e vërtet gjithashtu. U përhapën fjalë se dy aktorët e “Bixhoz me dashurinë” janë të lidhur në jetën reale por kjo nuk ishte e vërtet. Rudra dhe Somia janë vetëm miq dhe asgjë më shumë.