Zvicër-Belgjikë, 3 gola për 26’ lojë. Ja si ndryshon rezultati

Zvicra po luan në fushën e saj me Belgjikën ndeshjen e fundit të Grupit 2 (Liga A) të Ligës së Kombeve, shkruan Syri.net.

Rezultati zhbllokohet mjaft shpejt. Në minutën e dytë Thorgan Hazard (vëllai i Eden Hazard) kalon Belgjikën në avantazh.   

 Përsëri T.Hazard realizon për belgët (0-2), por zviceranët nuk dorëzohen. Me anë të një 11-metërshi Rodriguez në të 26’ shkurton diferencën e golave, 1-2.