FOTO/ Demi Rose shkrin Londrën e ‘akullt’, ju ‘përvëlon’ me fustanin e saj

Format e saj bombastike kanë mahnitur të gjithë botën. Ajo është shembulli më i mirë se si të katapulton fama nga zona një vajzë e panjohur nga periferia e Ëolverhampton deri në majat më të larta të Holliudit.

Bëhet fjalë për bukuroshen Demi Rose, e cila si gjithmonë, edhe këtë herë shfaq format e saj e admirueshme edhe pse temperaturat janë disa gradë nën zero.

Natën e kaluar, Demi është fotografuar në rrugët e Londrës, duke u kthyer kështu pas një kohe të gjatë në shtëpi, pasi ishim mësuar ta shikonim vetëm në Ibiza, Portugali dhe Itali.

23-vjeçarja, ish-e dashura e reperit Tyga, dukej e mahnitshme në një fustan rozë me material latexi, i cili i ngjitej pas trupit.

Ndërsa mbante veshur një palë këpucë  të firmës “Yoox” që kushtojnë 1012 paund.