VIDEO/ Sulmuesi i Kukësit shënon me kombëtaren e tij në Afrikë

Rexhinaldo konfirmon edhe një herë se është një lojtar me vlera, dhe di të ndihmojë ekipin atëherë ku i duhet.

Pasi shënoi ndaj Teutës, tashmë i grumbulluar me Mozambikun, sulmuesi i Kukësit ishte autori i golit në fitoren 1-0 ndaj Zambias.

Golin e shënoi në minutën e 63-të të takimit, ku pasi mori një top nga pothuajse mesi i fushës, e stopoi dhe me një kthesë mposhti portierin kundërshtar.

Mozambiku pas 5 ndeshjesh, gjendet në vendin e tretë në Grupin K, me 7 pikë, një më pak se Huinea Bisau dhe Namibia.

Ndeshjen e fundit do ta luajnë në transfertë ndaj Guinea Bisau, për të provuar gjithçka për një vend në Kupën e Afrikës.