Anglia bën përmbysjen e ‘çmendur’ me Kroacinë

Anglia dhe Kroacia po luajnë ndeshjen e fundit të grupit të tyre, ku kjo sfidë do të vendosë se cili ekip do të kalojë në turin tjetër dhe cili ekip do të bjerë nga liga.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën Kroacia kalon në avantazh.

Kramaric në minutën e 57-të shënon një gol mjaft të bukur.

Por anglezët arrijnë të barazojnë në minutën e 78-të me anë të Lingart, për t’i bërë edhe më tepër emocionuese minutat e fundit të sfidës.

Më pas, është Harry Kane i cili bën të shpërthejë ‘Wembley’, me golin e epërsisë në të 86’.