Dëshira e vajzës bëhet virale, Salah jep përgjigjen epike

Mohamed Salah ka shënuar golin e fitores për Egjiptin në minutën e 90 kundër Tunizisë. Gjatë takimit kamerat kanë fokusuar një vajzë të vogël që kishte shkruar në një pankartë:

“Salah, të lutem shëno, dua të shkoj në shtëpi ka detyra për të bërë”.

Salah i ka dhënë përgjigje këtij komenti në ‘twitter’ duke shkruar:

U përpoqa shumë që të lija të shkoje në shtëpi herët dhe me vjen keq që të mbajta këtu deri në minutën e fundit. Shpresoj që mësuesja ta kuptojë situatën”.

/Syri.net/A.P/