FOTO/ ‘Gani Abazi’ shpallet në kërkim nga Policia, i dënuar për drogë …

Policia e Gjirokastrës ka nxjerrë sot emrat dhe fotot e 12 personave më të kërkuar në qarkun e Gjirokastrës.

Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Thirrja e Policisë është: “Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”.

Por, ajo që bie në sy është emri i njërit prej të kërkuarve. Gani Çaush Abazi, i dënuar me 6 vjet e 3 muaj burgim për veprën penale: “grup i strukturuar kriminal dhe kultivim i bimëve narkotike”. Një koiçidencë me Xhani De Biazin, që në Shqipëri pasi mori pasaportën shqiptare, mori edhe një “emër” shqiptar, duke u quajtur Gani Abazi.