Nëse i shërben Rilindjes me shkelje ligji, je adapt për 'Rojtar i ligjit'

Nga Ervin Salianji.

Nëse shkel kushtetutën dhe ligjin, republika të izolon në burg dhe kështu duhet, nuk pyet nëse je i pamundur, nëse e ke shkelur ligjin nga një shkarje e vogël ndërsa ke pire ndonje got? alklon në timon dhe kështu duhet te jetë. 

Madje edhe nëse ke suvatuar shtëpine pa lejen e rilindjes, nëse nuk do të ngrish dhe ndez ngrohësin e nuk e paguan dot energjinë; nëse proteston sepse s’ke mundësi jetese apo cfarëdo shkelje ligji, që qytetarët bëjnë, përfundojn? nën arrest e në burg.

Por në Republikën e Pacipësisë, ku Rama imponon, shkelësi i faktuari  ligjit më të lartë, Kushtetutës së Republikës, ndërsa provohet si i tillë emerohet Ministër i Brendshem. Ky shkelës kushtetute do të paguhet për të qënë mbrojtësi i parë i Kushtetutës dhe ligjit.

Morali i fabulës: në Republikën e Pacipësisë derrat janë më të barabartë se qytetarët; nëse i shërben Rilindjes me shkelje ligji, je personi më adapt për të qënë “rojtari i ligjit”.