Batuta e Metës në ‘Zonë e Lirë’: Ja pse e dekretova Lleshin para se të vija në emision

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Zonë e Lirë’, ku ka folur dhe për dekretimin e Sandër Lleshit në postin e Ministrit të Brendshëm.

Nuk ka kaluar pa batuta dekretimi i Lleshit vetëm pak minuta para se presidentit shkonte në emision.

I pyetur nga moderatori i emisionit rreth dekretimit Meta Tha:

‘Vendosa ta dekretoj para emisionit, pasi mendova se ti si bashkëpunëtor i opozitës mund të më mbaje deri në 12 të natës, dhe do të kishin kaluar afatet kushtetuese’