Edhe pas vdekjes, kjo është shuma marramendëse që fiton Michael Jackson çdo vit

Të paktën 400 milionë dollarë, kjo është shuma që këngëtari Michael Jackson fiton çdo vit edhe pas vdekjes së tij fiton.

Bëhet fjalë për një nga yjet më të mëdhenj të muzikës pop, i cili ka lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme muzikore me vlera të mëdha edhe për ditët e sotme.

Revista amerikane Forbes publikoi një listë të të famshmëve, që pas vdekjes së tyre vazhduan të fitojnë miliona dollarë.

Këta mega yje, tashmë të vdekur, mblodhën gjithsej 628 milionë dollarë.

Në vend të, ikona legjendare e muzikës Michael Jackson udhëheq bindshëm.

Këngëtari, që vdiq nëntë vjet më parë, në vitin 2017 u vendos i pari në listën e atyre, që fitojnë shumë.

Vetëm këtë vit fitimi i tij bruto është 400 milionë dollarë, ndërsa Jackson ka fituar shumë në shitjen e të drejtave autoriale.

Në vendin e dytë është mbreti i rokut, Elvis Presley, i cili në vitin 2018 fitoi 40 milionë dollarë.

Në vendin e tretë është lojtari legjendar, Arnold Palmer, i cili fitoi 35 milionë dollarë.