Ndërron jeta ish-partnerja e reperit të njohur

Kim Porter, modele dhe ish-partnere e reperit të famshëm amerikan, Diddy, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj.

Autoritetet kanë mbërritur në shtëpinë e saj në Los-Anxhelos në pasditen e së enjtes, pasi ishte raportuar se dikush kishte pësuar sulm kardiak.

Një burim ka thënë për TMZ se Porter, 47-vjeçare, ka qenë duke vuajtur nga pneumonia që disa javë.

Shkaktari kryesor i vdekjes së saj mbetet i paqartë.

Porter dhe Diddy kanë qenë në lidhje për 13 vjet. Ata kanë tre fëmijë së bashku, vajzat binjake Jessie James dhe D’Lila, 11-vjeçare, dhe djalin Christian, 20-vjeçar.

Modelja dhe aktorja ka lënë pas vetes edhe një djalë, Quincyn, nga lidhja e saj me producentin e zhanrit R&B, Al B. Sure.