‘Lleshi’/ Kush ka të drejtë Meta apo Rama? Ja çfarë thotë Lulzim Basha

I ftuar në ‘Real Story’, kreu i opozitës Lulzim Basha, u pyet nga gazetarët se kush mes presidentit dhe kryeministrit e ka shkelur realisht Kushtetutën sa i përket çështjes ‘Lleshi’.

Basha tha se për të dhe për Partinë Demokratike, nuk ka asnjë lloj rëndësie se kush është ministër i Brendshëm, pasi çdo emër që Rama do të propozojë në atë post, ka vetëm një qëllim, fshirjen e dosjeve kriminale.

‘Se shkon Lleshi apo jo MInistër i Brendshëm për ne nuk ka pikë rëndësie, ajo mbetet nën kthetrat e Ramës, i cili kërkon të mbyllë dosjet hetimore të Dakos, Tahirit, Ballës, Gjiknurit, Ahmetajt të vetat. Në këtë situatë paligjshmërie i vetmi preokupim i Ramës është që të mbyllë hetimet. Akti i presidentit të gjykohet nga Gjykata Kushtetuese. Dje pate vrasje në Shkodër, sot të tjera vrasje, kjo e Lleshit është vetëm për 6të tërhequr vëmendjen. E rëndësishme është kjo që rendi është në kolaps, asnjë ministër i emëruar nga Rama nuk do t’i japë zgjidhje’, tha Basha.