‘Unaza e Re’/ Basha: Po favorizohen bizneset e një ish deputeti të mazhorancës, pjesë e krimit të organizuar

Kreu i opozitës Lulzim Basha, deklaroi mbrëmjen e stome se ka informacione se në projektin e Unazës së Re, po favorizohen disa subjekte biznesi të cilat i përkasin një personi të inkriminuar, i cili mandatin e shkuar ka qenë pjesë e mazhorancës mandatin e shkuar.

Sa i përket emrit ai tha se do të bëhet publik më vonë, sapo gjithçka të verifikohet.

‘Qytetarët kanë të drejtën për të bërë gjithçka për të mbrojtur pronën e tyre. kur shteti nuk e mbron dot ligjin, atëherë qytetarëve ju lind e drejta që të bëjnë gjithçka. Sa i përket projektit kemi të dhëna se janë bërë favorizime dhe po mbrohen disa biznese të një personi të inkriminuar, i cikli ka qenë edhe në parlament si pjesë e mazhorancës’, deklaroi Basha.