Messi ia thotë Barçës: Transfero këtë lojtar për të fituar Champions Leaguen

Lionel Messi ka këshilluar presidentin e Barcelonës që në janar të bëjë një blerje të madhe nga skuadra e Liverpoolit.

Ylli argjentinas i ka kërkuar Barcelonës që të shqyrtojë mundësinë e transferimit të Mohamed Salah gjatë merkatos së janarit, me qëllim që t’i rrisin mundësitë e triumfit në Champions League, shrkuan “Goal”, raporton SYRI.net.

Sipas “Don Balon”, Lionel Messi dëshiron të ‘pushtojë’ edhe një herë Europën, dhe për ta arritur këtë beson se Barcelona duhet të forcohet në fazën e sulmit.

Transferimi i Salah nuk duket i pamundshëm, kur dihet se Barcelona ka raporte të mira me Liverpoolin, pasi në vitet e fundit ata kanë bërë “shooping” duke transferuar: Luis Suarezin dhe Philippe Coutinhon.

Syri.net / Oldi Mele