Shokon ish-lojtari i Barçës: Ata nuk më dhanë shtëpi, flija në qendrën e stërvitjes

Ish-lojtari i Barcelonës, Alex Song ka rrëfyer tmerrin që kishte përjetuar në Rusi te skuadra e Rubin Kazanit.

Mesfushori nga Kameruni tani është pjesë e Sionit në Zvicër, por nuk ka harruar që skuadra e Rubin Kazanit e ka lënë pa shtëpi dhe ai është detyruar që të flejë në qendrën stërvitore.

“Nuk mund t’u tregoja njerëzve se nuk ishte mirë, më duhej të thosha se gjithçka ishte në rregull, sepse nuk doja që ata të shqetësoheshin. Duhet të isha pozitiv dhe të mos i bëja njerëzit e tjerë të ndihen keq, veçanërisht gruaja ime dhe dy djemtë në Londër,” ka thënë Song.

“Kur nënshkruam në fillim, më thanë se do të më jepnin një shtëpi. Por shkoi një muaj, dy muaj, gjashtë muaj dhe nuk kisha një shtëpi. Pastaj më çuan nga hoteli në një dhomë në fushën e stërvitjes dhe më duhej të jetoja aty dhe kjo ndodhi tre muaj pasi shkova në Kazan.

“Ata më thoshin se duhej të prisja që shtëpia të mbaronte, por një ditë fola me një grua që kishte për qëllim projektimin e shtëpive dhe më tha se askush nga klubi nuk e kishte kontaktuar. Fusha e trajnimit ishte në rregull, por nuk është si kur jeton në shtëpi. Ishte edhe më keq se në hotel. Dhoma ime në fushën e stërvitjes ishte e mirë edhe pajisjet ishin të mira, por nuk është mirë për një futbollist që të jetojë në ato kushte pasi duhet të relaksohesha që të isha i gatshëm fizikisht.

 “Të gjithë ose kishin një shtëpi ose u larguan nga klubi. E kaloja kohën i ulur në dhomën time dhe kurrë nuk i ndezja dritat. Ulesha i vetëm në kompjuterin tim, pa TV, sepse nuk kuptoja asgjë nga televizionet ruse. E gjithë jeta ime ishte vetëm kompjuter dhe telefon, dhe kjo nuk ishte e shëndetshme.

“Për të qenë i sinqertë, nuk e di pse nuk i kam ndezur dritat. Ato punonin, por unë ndjehesha i përulët që po qëndroja aty”, përfundoi rrëfimin e tij ish-ylli’ i Arsenalit.

Për rreth 7 vite Alex Song luajti për Arsenalin dhe më pas në vitin 2012 u transferua te Barcelona ku qëndroi 4 sezone.

Eksperienca e keqe te Rubin Kazan ai e përjetoi në fund të karrierës ku për dy vite veshi fanellën e klubit rus.