FOTO/ Video me muzike serbe, Oriola Marashi kryqëzohet nga fansat. Fshin deklaratën e 'nxehtë'

Oriola Marashi është padyshim një nga modelet më të kërkuara, e cila tërheq gjithmonë vëmëndjen me fotot dhe videot provokuese që publikon në rrjete sociale.

Mirëpo së fundmi modelja është kryqëzuar nga fansat e saj për shkak të një video që ajo publikoi në rrjetin social Instagram.

Dhe nuk ishin fromat e saj trupore por muzika e vendosur në sfond e këngëtares serbe Ceca.

Oriola u ofendua rëndë nga fansat e saj ku një nga ato i shkruante:

’Burri i Ceces (Arkan që njihet për krime lufte në Kosovë) ka mbyt shqiptar sa ka mujt.Turp për me pas një imazh një fytyrë si ajo’.

Këtij komenti Oriola i është përgjigjur:’Thjesht e dashuroj muzikën e saj dhe ka një domëthënie për mua kjo muzikë.Muzika nuk ka kombësi.Ju lutem mos e humbni kuptimin e videos duke përmedur këto gjëra’.

Por modelja e fshiu videon më vonë për shkak të kometeve ofenduese, më poshtë gjeni komentet e fshira.