Juventusi do në janar mbrojtësin e Barcelonës

Juventusi vazhdon të inspektojë tregun për lojtarë që mund të afrojë në janar dhe siç raporton “Tuttosport”, nuk po heq dorë nga Jordi Alba, kontrata e së cilit përfundon në vitin 2020.

Bardhezinjtë janë të fokusuar në përforcimin e prapavijës, pasi Alex Sandro me shumë gjasa do të largohet. Braziliani është një objektiv i Manchester United dhe PSG-së dhe me shumë gjasa do të largohet.

Alba vlerësohet 35 milionë euro nga Barcelona dhe Juventusi pritet të përfitojë një shumë të përafërt për shitjen e Sandros.

Me shumë gjasa, 29-vjeçari spanjoll do të transferohet në Torino në muajin janar.