Sane ndjen mungesën e Ozilit te Gjermania

Leroy Sane mendon se është një mëkat që Mesut Ozil nuk mund të luajë më te Kombëtarja gjermane.

Ylli i Arsenalit shpalli tërheqjen nga përfaqësuesja pas Botërorit, teksa më parë ishte përfshirë në skandalin me presidentin e Turqisë, Erdogan.

“Për mua personalisht, është një mëkat,” shprehet Sane.

“Do të kisha pasur dëshirë të luaja me të më shumë, si futbollist dhe si mik i mirë. Fatkeqësisht nuk është e mundur, por mendoj se kemi disa lojtarë cilësorë këtu, që i kuptoj shumë mirë dhe që mund të mësojnë shumë”, deklaroi ylli i Manchester Cityt, i cili është rikthyer në Kombëtare pasi u la jashtë Botërorit nga trajneri Joachim Low.