Nuk luan me Zvicrën, Ricardo Rodriguez shqetëson Milanin

Mbrojtësi i krahut të majtë, Ricardo Rodriguez, nuk është përfshirë fare në ndeshjen e Zvicrës kundër Katarit për shkak të një problemi muskulor.

Ai sonte nuk është as në bankinë, pasi pati dhimbje gjatë stërvitjeve me përfaqësuesen helvete.

Sipas raporteve në Zvicër, lëndimi nuk duket serioz dhe Rodriguez pritet që të kthehet në aksion në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Belgjikës të dielën.

Por, fjalën e fundit e kanë mjekët dhe ky lëndim ka krijuar panik te Milani, pasi atyre i është dëmtuar Lucas Biglia, Mateo Musacchio, Mattia Caldara dhe Giacomo Bonaventura gjatë këtij muaji.