Bixhoz me dashurinë/ Naintara i tregon Shivait babain e Anikës, ai tronditet, ja ç’do ndodhë nesër

Naintara kërkon Anikën dhe thotë se do ta mbante atë gjithmonë pranë po ta dinte që do bëhej nuse e kësaj shtëpie. Shivai nuk mund ta besojë që një femër kaq e ulët është mamaja e Anikës. Ai e pyet për babain e Anikës.

Naintara thotë se ka pasur shumë meshkuj në jetën e saj dhe nuk e di cili është babai i Anikës. Shivai tronditet. Ai i kërkon Pinkit të largojë Naintarën dhe vendos mos t’i thotë Anikës derisa të zbulojë më shumë mbi të shkuarën e mamasë së saj.

Pinki i thotë Naintaras mos të shkojë por të vazhdojë aktrimin. Anika kthehet në shtëpi dhe përballet me Naintaran. Naintara i thotë se ka ardhur të takojë vajzën. Shivai largon Anikën. Naintara i thotë Shivait se e kuptoi që ajo vajzë është Anika.

Shivai i kërkon Naintaras kohë që t’ja thotë Anikës. Ajo thotë se do kthehet nesër. Anika sheh në televizor lajmin se është vajza e një kërcimtareje dhe pyet Shivain nëse është e vërtet. Ndërkohë Om tronditet kur sheh Gorin në vend të Çulbulit.

Ai kujton takimin e tyre na Bareli dhe miqësinë me Çulbulin. Om ndihet i tradhëtuar dhe i thotë Gorit se e urren. Gori i thotë se erdhi në Mumbai për të shpëtuar nga Kali dhe u detyrua të maskohej si Çulbul për të fituar punën e Zvetlanës.

Ajo i lutet Omit ta besojë që po e bën këtë për familjen e tij pasi Kali do e vriste hallën. Kali e mohon dhe i thotë Omit të telefonojë hallën. Ai e telefonon dhe mëson që ajo është mirë. Om i thotë Kalit ta mbajë Gorin sepse nuk ka më punë me të.

Gori i lutet ta dëgjojë. Om i thotë se i urren gënjeshtrat dhe për të tani ajo është e vdekur. Om largohet. Kali i vendos zinxhirët Gorit dhe e merr me vete. Om kthehet në shtëpi dhe i tregon Xhanvit dhe hallës çfarë ndodhi.

Ai habitet kur mëson se Xhanvi dhe halla e dinin që Çulbul është Gori. Xhanvi dhe halla i thonë Omit se Gori është vajza e duhur për të. Halla i kërkon të shkojë ta marrë nga Kali. Zvetlana vjen dhe i thotë Omit se martesa e tyre do bëhet nesër. Të gjithë habiten. /revistawho