", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Ky gol i Ibrahimovicit zgjidhet më i miri i vitit në Amerikë

Goli i Zlatan Ibrahimovic ndaj Los Angeles është përzgjedhur si më i miri i vitit në Major Soccer League të SHBA-së.

Një ndeshje që shihet si ndër ndeshjet më dramatike dhe emocionuese të sezonit të rregullt në histori të kampionatit amerikan.

Në ndeshjen e tij të parë mes La Galaxy dhe LAFC, Ibrahimovic u fut në lojë nga stoli në pjesën e dytë kur skuadra e tij po humbiste.

Ai e bombardoi portën kundërshtare me një goditje të fuqishme nga 36 metra largësi, duke e barazuar rezultatin në 3-3.