Zbulohet kundërshtari i radhës për McGregor, është befasi!
Donald Cerrone ka konfirmuar se është duke pritur që të përballet me Conor McGregor.
Cerrone njoftoi fundjavën e kaluar se ai do t’i rikthehet garave për peshat e lehta pas fitores ndaj Mike Perryt.
Dhe tani ai ka postuar një foto të tij dhe të irlandezit në Instagram me përshkrimin: ”Duke e pritur atë. E njoh atë”.
Mbetet të shihet nëse McGregor do ta pranojë ofertën e mundësit në fjalë.
Kujtojmë që Cerrone mposhti Perryn në raundin e parë në Denver për të reaguar nga humbja prej Leon Edëards.