Maradona është i bindur: Messi do rikthehet te Argjentina

Diego Armando Maradona mendon se Lionel Messi do të rikthehet të luajë sërish me Argjentinën.

Messi luajti për kombëtaren e tij në Kupën e Botës në Rusi, por do të humbasë miqësoren kundër Meksikës.

 “Mendoj se do të kthehet Messi. Ne do të shohim, sepse nëse jo atëherë ne jemi në telashe”, tha Maradona.

“Leo është një mik i imi dhe unë kurrë nuk flas keq për një mik. Do t’i thoja ndonjë gjë në fytyrë dhe jo përmes një interviste.

“Për Leon, gjithçka që unë do të thoja se ai është një fenomen dhe asgjë më shumë”, përfundoi Maradona.