Mbërrijnë në atdhe eshtrat e Mid’hat Frashërit, sot homazhe tek Akademia e Shkencave

Kanë mbërritur në Atdhe eshtrat e Mid’hat Frashërit. Ai la gjurmë në historinë e shqipërisë si diplomat politikan dhe shkrimtar.

Eshtrat do të varrosen tek memoriali i vëllezerve Frashëri në Tiarnë.

Ndërkohë deputeti i opozitës Agron Shehaj ka bërë një nfotim në faqen e tij në facebook.

Ja shenimi i plotë:

Të dashur miq dhe idhtarë të atdhetarit Mid’hat Frashëri, nesër nga ora 09.00-11.00 zhvillohen homazhe pranë Akademisë së Shkencave për nder të tij. 

Ju ftoj të gjithëve të bëheni pjesë e këtij nderimi për shqiptarin e madh. I detyrohemi shumë Mid’hat Frashërit, jo vetëm për të djeshmen por për pasurinë e madhe shpirtërore që u la brezave.