VIDEO/ Pasi tentuan të hapin portën e bashkisë, protestuesit - Veliajt: Nesër këtu, përsëri!

Protestuesit nga Unaza e Re, pasi shkundën me forcë portën e hekurt të bashkisë së Tiranës, pa arritur të hyjnë brenda, e kanë konsideruar këtë akt si paralajmërim dhe e kanë mbyllur protestën e tyre sot.

Ata kanë njoftuar se nesër do të jenë sërish para bashkisë për të mbrojtur shtëpitë e tyre dhe se do ta përshkallëzojnë protestën derisa të fitojnë kompensimin 100% të pronave të tyre, shtrirë përgjatë dy krahëve të rrugës nga pallati me Shigjeta deri tek sheshi Shqiponja.