Milani gati të transferojë sulmuesin e madh nga Reali i Madridit

Milan është në radarin e Karim Benzemasë.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle dhe më konkretisht “Don Balon”, kuqezinjtë synojnë të afrojnë në skuadër sulmuesin francez për të kompletuar repartin e avancuar.

Bisedimet me Realin e Madridit megjithatë do të jenë të vështira për Milanin edhe pse kuqezinjtë janë gati të ofrojnë deri në 65 milionë euro për kartonin e 31-vjeçarit.

Reali do të lejojë largimin e Benzemasë vetëm nëse Florentino Perez nënshkruan me Mauro Icardin.

Operacioni pritet të ndodhë gjatë merkatos së verës 2019.