Shqipëri-Skoci/ Panucci: Shpresoj që sulmuesit tanë të zhbllokohen dhe të shënojnë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka folur para duelit kundër Skocisë e vlefshme për Ligën e Kombeve.

I pyetur nëse e gëzon fakti që Grezda dhe Kaçe kanë gjetur rrjetat, ndërsa disa nga lojtarët e tjerë kanë bërë paraqitje pozitive ai përgjigjet:

“Padyshim që jam i kënaqur. Të 2 futbollistët kanë gjetur motivimin për 2 ndeshjet e ardhshme. Grezda është më mirë tani se 1 muaj më parë. Jam i lumtur që tani do të vijnë në kombëtare me entuziazmin e golave. Shpresoj që sulmuesit tanë të zhbllokohen dhe të shënojnë në këtë ndeshje”, tha ai.

Kujtojmë që Shqipëria do të luajnë fillimisht më 17 nëntor në “Loro Boriçi” ndeshjen e fundit të grupit të Ligës së Kombeve me Skocinë, ndërsa 3 ditë më pas në “Elbasan Arena” miqësoren me Uellsin.

/ Syri.net / Oldi Mele