Nëse humb me Skocinë a do të largohesh? Panucci jep këtë përgjigje

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka folur për të ardhmen e tij.

I pyetur nëse do të largohet nëse humb duelin e fundit në Ligën e Kombeve atë kundër Skocisë, tekniku italian ka dhënë një përgjigje diplomatike, shkruan SYRI.net.

Panucci tha se në rast humbje do të jetë e vështirë për të gjithë.

“Çdo humbje nuk duhet të më faturohet mua. Unë mbaj përgjegjësinë time për rezultatet e kombëtares por në rast të një rezultati negativ ndaj Skocisë atëherë gjithçka bëhet e vështirë, për tifozët, për Federatën, për mua, për lojtarët dhe mbi të gjitha për Shqipërinë që humb shumë.

“Duhet të zhvillojmë ndeshje të mirë dhe më pas do të shohim. Por nëse humbim e theksoj do të jetë e vështirë për të gjithë ne”, tha ai.

Kuqezinjtë do të luajnë fillimisht më 17 nëntor në “Loro Boriçi” ndeshjen e fundit të grupit të Ligës së Kombeve me Skocinë, ndërsa 3 ditë më pas në “Elbasan Arena” miqësoren me Uellsin.

/ SYRI.net / Oldi Mele