Sot, Kukësi-Teuta, verilindorët synojnë vendin e tretë

Sot në orën 14:00 në stadiumin “Selman Stërmasi” do të luhet takimi i fundit për javën e 13-të në Kategorinë Superiore ndërmjet Kukësit dhe Teutës.

Verilindorët kanë patur jo pak luhatje gjatë këtij edicioni, lidhur ndoshta dhe me faktin që skuadra këtë vit nuk po luan në “Zeqir Ymeri”.

Pavarësisht se për momentin Teuta është në një formë më të mirë se formacioni i Cungut, Kukësi deri diku është shndërruar në një makth për durrsakët, që në transfertë nuk kanë mundur të fitojnë asnjëherë ndaj nënkampionëve të Shqipërisë, teksa numërojnë vetëm dy barazime dhe ato në vitin e ngjitjes së Kukësit në Superiore.

Te Kukësi ka rikthime të rëndësishme si Melo dhe kapiteni Shameti, që duket se është riaftësuar 100 përqind, ndërkohë që gjatë javës dhe Simon Rrumbullaku rinisi stërvitjen me grupin.