FOTO/ Për herë të parë këngëtari shqiptar prezanton të dashurën

Këngët ‘Pikë’, ‘Vazhdoj’ ,’Një sekond pa ty’, Andrra jem’ me siguri ju kanë kujtuar menjëherë Art Abazi i cili është vëllai i këngëtarit tjetër të njohur Dren Abazi, të cilët janë komentuar shpesh për faktin se duken si binjakë.

Art Abazi është shumë hermetik kur vjen puna për jetën private, por ditën e djeshmë këngëtari për herë të parë ka prezantuar të dashurën e tij duke bërë publik imazhin e plotë të saj.

Këngëtari së bashku me të dashurën shfaqen shumë shik të veshur teksa ndodhën me pushime në Turqi.