FOTO/ Granit Xhaka sapo na tregoi që është dhe djalë për shtëpi

Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, është një “luftëtar i vërtetë” në fushën e lojës dhe shpesh herë akuzohet për lojën e tij të dhunshme dhe kartonët e shumtë.

Jashtë fushe, shqiptari është një djalë i thjeshtë që transmeton vlera.

Ai është prej atyre futbollistëve që qëndrojnë me këmbë në tokë dhe e shfrytëzojnë imazhin e tyre për të shpërndarë imazhe pozitive dhe jo për të qenë në qendër të skandaleve dhe medieve, dhe këtë gjë e ka transmetuar dhe ditën e sotme me fotot e publikuara nga vetë futbollisti.

Futbollisti me anë të disa fotove në Instragram na tregon se është një bashkëshort i mirë që ndihmon gruan e tij në shtëpi Leonitën, me të cilën u martua një vitë më parë.

Ai ka postuar sot dy foto ku shihet duke gatuar disa ushqime të shijshmë e duke treguar se është i zoti në kuzhinë.