Higuain në ‘luftë me kohën’ për sfidën me Juventusin

Është moment delikat për Milanin, pasi luan dy ndeshje vendimtare për objektivat e sezonit, por për fat të keq nuk i ka të gatshëm të gjithë lojtarët.

Infermieria është e mbushur, edhe pse disa prej tyre kanë dhënë sinjale pozitive, si Calhanoglu. Turku mund të kthehet për ndeshjen me Betisin, ndërsa Suso do të vazhdojë të jetë titullar.

Ai konsiderohet i paprekshëm për skuadrën kuqezi dhe është njeriu simbol i Milanit të Gattusos.

Lajmet negative vijnë për Bonaventurën, i cili mund të rrezikojë sfidën me Juventusin, edhe pse do të bëjë gjithçka për t’ia dalë.

Higuain duhet të jetë në këtë sfidë, pavarësisht se për Betisin nuk do të rikuperohet në kohë.

Dje nuk u stërvit me skuadrën, por mund t’ia dalë për të dielën.