VIDEO/ Reagojnë tifozët bardheblu: Nuk do të lejojmë përdhosjen e emrit të Tironës

Tirana dhe Kukësi e mbyllën në një barazim pa gola ndeshjen më të rëndësishme të javës së 12-të të Superligës, të luajtur pasditen e djeshme në “Selman Stërmasi”.

Menjëherë pas përfundimit të lojës, disa prej tifozëve bardheblu u futën në fushë, duke debatuar me lojtarët, teksa i kërkuan atyre të heqin fanellën.

Ndërkaq, grupimi i tifozëve “Tirona Fanatics”, kanë reaguar në faqen e tyre zyrtare në Facebook, ku ndër të tjera theksojë se nuk do të lejojnë përdhosjen e emrit të Tironës.

“Çdo kush që nuk e meriton emrin Tironë e çdo kush që ka punuar kundër emrit të saj, me në krye, Refik Halilin dhe pseudostafin e tij, nuk e kanë vendin te shtëpia bardheblu. Ne nuk do të lejojmë askënd të përdhosë më emrin e modh të TIRONËS!

Tirona i përket popullit bardheblu dhe atyre që kanë dhënë gjithçka për këto ngjyra. Ju të tjerët këtu jeni të gjithë të tepërt”, shkruhet në postimin e “Tirona Fanatics”.

/ Florian Behlula / Syri.net /