Një 23-vjeçare zhduket nga banesa në Krujë

Një tjetër rast i zhdukjes së vajzave të reja, regjistrohet nga Policia e Krujës. Rasti është denoncuar nga babai i të resë së zhdukur.

Sipas burimeve zyrtare të kësaj policie, mësohet se G. Ç., 61 vjeç, banues në Krujë, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza C. Ç., 23 vjeçe. Policia sqaron se punohet për gjetjen e saj.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 05. 11. 2018, shtetasi G. Ç., vjeç 61, banues në Krujë, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza C. Ç., vjeçe 23. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë.