VIDEO/ Aksident në Levan, shoferit i bllokohet timoni, kamioni përfundon në kanal

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në Levan, në hyrje të autostradës Fier – Vlorë.

Një kamion tip “Benz” me targa AA 901 GK, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë bllokimi i timonit, që ka vështirësuar punën e shoferit për të manovruar. Fatmirësisht nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në vendngjarje ka mbërritur policia që po bën normalizimin e trafikut.