Alketa Vejsiu e thotë troç: Kjo është këngëtarja më e mirë shqiptare. Çfarë force ka kjo vajzë...!

Moderatorja e njohur shqiptare, Alketa Vejsiu, i ka shprehur të gjithë dashamirësinë këngëtares së talentuar Arilena Ara, përmes një postimi të gjatë në profilin e saj në rrjetet sociale, madje duke theksuar se për të Arilena është këngëtarja më e mirë shqiptare.

“Cfare force ka kjo vajze! Klipi dhe Kenga e Re e Arilenës publikohet serish ne Nentor/ Muaji i Fatit i kenges “Nentori”... Fituesja me e suksesshme e X Factor Albania, nje “ Lady Gaga Junior”, nje talent i vertete i muzikes Pop! Zë magjik! Kurajo, sakrificë, përkushtim, forcë, zemër, talent, pasion, dashuri, mendje. Kjo është Arilena Ara! Këngëtarja ime e preferuar! Të uroj një duet me Dua Lipën,” – shkruan Alketa në llogarinë e saj në rrjetet sociale.

Ju kujtojmë se vetëm pak ditë më parë këngëtarja Arilena Ara është rikthyer me një këngë të re, e cila titullohet “Last train in Paris”.