VIDEO/ Këngëtarja: ‘Jam e shpifur, bie në dashuri me çdo maskara’

Këngëtarja e njohur britanike, Cheryl Cole, ka vendosur të rikthehet në skenën muzikore pas një shkëputje prej 4 vitesh në tregun muzikor Dhe këtë e ka bërë nëpërmjet këngës së saj më të re “Love made me do it”.

Menjëherë pas publikimit të këngës dhe tekstit të saj, të shumtë ishin fansat e saj që kanë aluduar, se në fakt kjo këngë i dedikohet ish-it të saj, Liam Payne.

“Oh Zot, jam kaq e shpifur, bie në dashuri me çdo maskara. Dashuria më detyroi ta bëja… dhe do ta bëja sërish”, është një pjesë e tekstit, që fansat mendojnë se i drejtohet këngëtarit Liam Payne, me të cilin deri para një muaji, Cheryl ishte e lidhur.

“Të gjithë ata që kanë qenë të dashuruar do të lidhen me të në një mënyrë. Është tërheqëse dhe argëtuese. Nuk është rreth një personi apo një lidhje specifike, është më shumë për mua që jam e dashuruar pas dashurisë. Thjesht e dua dashurinë”, është shprehur Cheryl në lidhje me këngën e saj të re.

Kujtojmë se Cheryl dhe Liam kishin disa vite në një marrëdhënie, ndërkohë që kanë edhe një djalë 1 vjeç, Bear.