Gruaja e Icardit ka një mesazh për Ronaldon

Bashkëshortja dhe njëkohësisht agjentja e sulmuesit të Interit, Mauro Icardit, Wanda Nara i ka dërguar një mesazh rivalët të zikaltërve, Cristiano Ronaldos.

Wanda, po ashtu e pranoi se burri i saj ka marrëdhënie të mira me Lionel Messin, edhe pse në media thuhet ndryshe.

“Mauro nuk i ka luajtur tri ndeshje. Ai i ka gjashtë gola dhe është shumë pranë Cristianos (i cili i ka shtatë). Do të doja ta shihja Cristianon duke qëndruar i qetë në stol ndërsa ekipi i tij i shënon pesë gola, në një ndeshje në të cilën ai do të mundë t’i shënonte tri”, ka thënë Wanda për emisionin italian “Tiki Taka”.

Interi fitoi 5-0 ndaj Genoas në fundjavë në Serie A, në një takim në të cilin Icardi u la në stol, me Wandan që e ka krahasuar situatën e tij me atë të Ronaldos në Serie A.