Lojtarit të Barcelonës i vjedhin shtëpinë, ai ndodhet në Milano për ndeshjen me Interin

Kur sot pritet me shumë interes takimi mes Interit dhe Barcelonës, Jordi Alba e ka mendjen në Spanjë, duke qenë se mbrëmjen e kaluar grabitësit kanë sulmuar shtëpinë e tij, ndërkohë që futbollisti ndodhet në Milano me skuadrën.

Lajmi u bë i ditur nga mediat spanjolle që raportojnë se policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët, të cilët kanë arritur të hyjnë në shtëpi dhe të marrin disa gjëra, por vlera e tyre nuk është shumë e shtrenjtë.

Hyrja e tyre, është bërë nga një dritare pranë kopshtit, të cilët grabitësit e kanë thyer dhe kanë hyrë brenda.

Në shtëpi gjendeshin familjarët e futbollistit, të cilët nuk kanë dëgjuar gjë.

Vetë rojet private që merren me sigurinë e shtëpisë, kanë mohuar për policinë që të kenë parë gjatë natës lëvizje të çuditshme dhe shprehen se nuk kanë parë njeri të futet.

Megjithatë, policia po heton deri në zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e grabitësve.