Ja kush do të jetë shefi i ri i policisë së burgut të Drenovës

Kryekomisar Kamber Hoxha është komanduar të mbajë pozicionin e shefit të policisë se burgjeve në IEVP Drenovë, nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Ai është vënë në krye të policisë së burgut të Drenovës pas largimit nga detyra të Adriatik Parisit.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve urdhëroi largimin e Parsit nga detyra për shkelje të kompetencave.

Pak muaj më parë, ndaj Parisit ishte marrë një masë disiplinore dhe hetimi u thellua deri në urdhërimin e largimit të tij nga detyra që ai mbante.