Interesimi për Icardin/ Zanetti i përgjigjet Realit të Madridit

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, ka theksuar se klubi nuk është në dijeni për çfarëdo interesimi të Real Madridit për kapitenin Mauro Icardi.

Sulmuesi argjentinas ka klauzolë lirimi në vlerë 110 milionë euro për klubet jashtë Italisë dhe është spekuluar vazhdimisht se Reali mund ta aktivizojë klauzolën e tij.

Por, Zanetti ka hedhur poshtë mundësinë që Icardi të largohet, duke këmbëngulur se Interi po ndërtohet me të si pikë referimi.

“Icardi është kapiteni ynë dhe pika jonë e referimit”, tha Zanetti për “Marca”.

“Ai është shumë i lumtur tek Interi. Nuk jemi në dijeni për çfarëdo interesimi nga Real Madridi. Jemi në dijeni se Interi është në formë të mirë dhe nuk kemi përse shesim për të vazhduar për ta respektuar rregulloren e Financial Fair Play”, shtoi Zanetti.