‘Mbappe është favorit për të fituar ‘Topin e Artë’

Dilema më e madhe e këtij viti është se cili do ta fitojë trofeun e çmimit prestigjioz të “Topit të Artë”.

Në lidhje me këtë temë është përfshirë edhe trajneri i skuadrës së Paris Saint Germain, Thomas Tuchel.

Ai tha se Mbappe ka mundësi reale për këtë çmim, ndërkohë që bëri të ditur se francezi do ta fitojë atë vazhdimisht në vitet e ardhshme.

“Është normale që Mbappe të përmirësohet. Kylian është vetëm 19 vjeç. Ai është i mahnitshëm, është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe do të jetë më i miri. Mendoj se është favorit për të fituar ‘Topin e Artë’ këtë vit, nëse jo do ta fitojë vitet e ardhshme pasi ka potencial të jashtëzakonshëm”, tha tekniku i PSG-së.