FOTO/ Bushi fton te Shpresat mesfushorin që luan në Spanjë

Kombëtarja Shpresa do të zhvillojë në datat 16 dhe 19 nëntor dy miqësore ndaj Maltës në “Selman Stërmasi” dhe “Loro Boriçi”.

Edhe pse lista e lojtarëve të grumbulluar për këto dy sfida do të bëhet publike pas disa ditësh nga trajneri Alban Bushi, risia e parë është zbuluar.

Bëhet fjalë për mesfushorin 19-vjeçar, Kleandro Lleshi, që aktivizohet në Spanjë tek ekipi B i Leganesit.

Ka qenë vetë futbollisti që nëpërmjet një postimi në faqen e “Facebook”-ut ka zbuluar ftesën e tij të parë me Kombëtaren U-21. 

Lleshi ka qenë pjesë e përhershme e grumbullimeve të kombëtareve U-17 dhe U-19.