FOTO/ Ja cilën këngëtare dëgjon gjithmonë Emina kur gatuan

Modelja Emina Cunmulaj është ndër personazhet më aktiv në rrjetin social Instagram, ku ka mbledhur një numër të madh fansash dhe ndan me to çdo ditë nga përditshmëria e saj.

Megjithëse gruaja e një milioneri ajo ka preferuar gjithmonë të tregoj se pëlqen të bëjë një jetë sa më të thjeshtë.

Kështu përveç se një modele e njohur Emina është dhe një amvisë shumë e mirë.

Në një intervistë ajo është shprehur se kohën më të madhe e kalon në kuzhinë ku gatuan më së shumti gatime tradicionale shqiptare.

Përveç kësaj në një video të postuar nga ajo në Instastory, Emina  tregon se ajo gjithmonë dëgjon këngëtaren Laura Pausini ndërsa gatuan.

Siç duket Emina frymëzohet nga këngët plot ndjenjë të këngëtares së njohur italiane për një gatim sa më të shijshëm.